Graniti u pyet nëse do të luante kundër Kosovës, përgjigjja e tij është me klas

Granit Xhaka ka folur sot për ndeshjen e yjeve që do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri sonte.

Përveç takimit, ai ka folur edhe për karrierën e tij. Graniti nuk ka pa përmendur edhe ndeshjet me Kombëtaren e Zvicrës, veçanërisht kundër Shqipërisë dhe në një rast eventual kundër Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Xhaka deklaroi se ai e kishte shumë të vështirë të luante kundër Kombëtares kuqezi, teksa vështirë do ta ketë në një të ardhme të luajë edhe kundër Kosovës.

“Ka qenë shumë vështirë kur kemi luajtur kundër Shqipërisë, në veçanti kundër vëllait por nëse na vjen rasti me u përballë kundër Kosovës, është shumë vështirë”, u shpreh Xhaka.

“Prindërit i kam nga Prishtina, unë jam lindur në Zvicër. por ndjehem shqiptar. Për të luajtur kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, por e kemi detyrë për t’u paraqitur”, shtoi tutje mesfushori i Arsenalit. /Gazeta Olle/