Granit Xhaka vlen 30 milionë euro

Kur u transferua nga Baseli në Borussia Monchengladbach në vitin 2012, çmimi i tij ishte 9 milionë euro. Tani ai kap shifrën e 30 milionëve eurove. Kështu shkruan ‘fussballtransfers.com’.

Sipas këtij sajti, klube të mëdha evropiane po e kërkojnë kapitenin e Borussias, i cili po kalon në formë të mirë, por klauzola e tij është 30 milionë euro, raporton GazetaOlle.com.

23-vjeçari kërkohej gjatë verës nga Atletico Madrid, por kishte interesim të fuqishëm edhe nga Bayerni. Ai këtë vit e vazhdoi kontratën deri më 2019-ën, dhe kjo ka bërë që Xhakës t’i ngritet çmimi. /Olle/

xhakaaa