Granit Xhaka ua ka mbyllur gojën kritikëve

Mesfushori Granit Xhaka ishte njëri prej futbollistëve më të kritikuar në pjesën më të madhe të sezonit në Premierligë.

Mirëpo mesfushori kosovar javëve të fundit ua ka mbyllur gojën kritikëve falë lojës së shkëlqyeshme që po e shfaq.

Përfaqësuesi zviceran e konfirmoi formën solide edhe në ndeshjen e së martës mbrëma në fitoren 2:0 ndaj Sunderlandit.

Prandaj mediet angleze kanë filluar ta lavdërojnë prishtinasin. “Brilanca e Granit Xhakës ka nisur të shkëlqejë dhe lojtari po i arsyeton 35 milionë funtet e shpenzuara nga Arsenali.

Lojtari po përshtatet mjaft mirë me Mesut OZilin dhe ishte në topformë në fitoren 2:0 ndaj Sunderlandit”, shkruan “football.london”.

Xhaka ishte zemra e gjithçkaje që bëri mirë Arsenali ndaj “Black Cats” dhe ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut po tregon se përse Arsene Wenger ishte i vendosur ta sillte atë në Angli nga Gjermania.

Formë të mirë po kalon edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i cili ishte blerë nga Valencia verën e kaluar për 40 milionë euro.

loading...