Granit Xhaka reagon pas humbjes së djeshme ndaj Danimarkës

Zvicra dje u mposht nga Danimarka në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultat minimal 1-0

Kombëtarja e Zvicrës dje u mposht nga Danimarka dhe tani është 4 pikë prapa saj dhe Irlandës që udhëheqin Grupin me nga 12 pikë.

Sot me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Granit Xhaka ka thënë se të martën në Gjenevë duhet të luftohet shumë për ta mposhtur Irlandën.

“Rezultat zhgënjyes në Danimark dje. Tani kokën lartë dhe të luftojmë kundër Irlandës të martën në Gjenevë. Faleminderit për të gjithë tifozët që ishin në Kopenhagë për të na mbështetur,” ka shkruar Xhaka në Facebook.

Disappointing result in Denmark yesterday. Now heads up for a great fight against Ireland on Tuesday in Geneva. Thanks…

Gepostet von Granit Xhaka am Sonntag, 13. Oktober 2019