Granit Xhaka e motivon Edon Zhegrovën (FOTO)

Granit Xhaka ka lënë një koment motivues në “Instagramin” e Zhegrovës, pas paraqitjes pozitive mbrëmë në ndeshjen mes Baselit dhe Grasshoppersit.

Për herë të parë pas disa muajsh, Edon Zhegrova ka startuar për Baselin në Superligën e Zvicrës.

Ai e nisi nga fillimi ndeshjen kundër Grasshoppersit, sfidë që përfundoi 0-0.

Zhegrova, i cili ka qenë në qendër të kritikave muajve të fundit, bëri paraqitje pozitive për Baselin, klub në të cilin luajnë edhe dy shqiptarë tjerë; Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.

Duket se edhe Granit Xhaka është i vetëdijshëm për kritikat e shumta për Zhegrovën dhe pas ndeshjes së mbrëmshme, u përkujdes që ta motivojë talentin e Kosovës dhe ka lënë një koment në Instagramin e 20-vjeçarit.

“Edon Zhegrova vetëm përpara vëlla”, ka komentuar Xhaka në postimin e Zhegrovës pas barazimit 0-0 të Baselit me Grasshoppers.