Granit Xhaka e Albion Ajeti vizitojnë kampin e Kosovës në Angli

Kosova pritet të luajë sot ndaj Anglisë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro2020.

Nga ora 20:45, Kosova pritet të ketë punë mjaft të vështirë përballë “tre luanëve”, shkruan Gazeta Olle.

E për t’i përkrahur Dardanët sot në kampin e Kosovës kanë qenë dy futbollistët, Granit Xhaka e Albion Ajeti, që të dy me prejardhje nga Kosova por që luan te Zvicra.

“Granit Xhaka e Albion Ajeti vizituan Kombëtaren e Kosovës në hotel “Hilton”, ku u takuan me presidetin Agim Ademi dhe i uruan fat në ndeshjen e sotme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova