Granit Xhaka “bombardon” portën e De Geas, shënon golin e vitit nga 30 metra

Granit Xhaka ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Manchester Unitedit.

Mesfushori kosovar ka realizuar nga distanca me një goditje që mori trajektore interesante, përcjellë Gazeta Olle.

Portieri David De Gea mbeti i shtangur dhe e pa topin të përplasej në rrjetën e tij.

Arsenali avancon 1:0 në “Emirates”.

Kjo sfidë ka rëndësi të madhe për luftën për “top-4”. /Gazeta Olle/