Granit Kolshi ka renovuar me Feronikelin

Portieri më i mirë i kampionatit të shkaur Granit Kolshi ka vendosur që të vazhdojë me Feronikelin.

Kolshi që është pjesë e skuadrës së Feronikelit nga viti 2009 ka vendosur që të qëndrojë për të gjashtin vit me këtë skuadër duke nënshkruar edhe për një vit.

Granit Kolshi pasi rinovoj kontratën u shpreh shumë i lumtur që prap do të jetë pjesë e Feronikelit për sukseset e radhës, shkruan faqja zyrtare e klubit nga Drenasi.