Gramoz Vokrri flet për largimin nga FFK edhe në Shqipëri, paralajmëron rikthimin në futboll

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi, është rikthyer për të komentuar largimin nga Federata e Futbollit të Kosovës.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, Vokrri tha se u largua nga FFK për mos-pajtime konceptuale me kryetarin Agim Ademi, përcjellë Gazeta Olle.

Ai u shpreh që do të futet përsëri në futbollin e Kosovës, por momentalisht po ia dedikon kohën familjes.

“Unë kam qenë pjesë e FFK-së jo zyrtarisht, duke marrë pjesë në mbledhje të ndryshme me Fadilin”, deklaroi Gramozi.

“Tani kemi ndarë udhët për disa mos-pajtime, mirëpo unë do të mbetem me zemër pas Kombëtares së Kosovës”.

“Shkak i largimit ishin disa mos-pajtime konceptuale. E ardhmja? Do të futem përsëri në futboll, por momentalisht kohën po ia kushtoj familjes”, shtoi Vokrri.

Ai përmendi kontributin e ish-numrit një të UEFA-s, Michele Platini, në ndërkombëtarizimin e Kosovës në institucionet drejtuese të futbollit botëror. /Gazeta Olle/