Goretzka tashmë ka vendosur për klubin e tij të ri – dhe është befasi e dorës së parë

Arsenali e ka rritur interesimin për transferimin e një mesfushori pasi që Mesut Ozil dëshiron transferimin te Barcelona.

Trajneri, Arsene Wenger e ka lavdëruar së fundmi, Leon Goretzka, duke thënë se e do atë në skuadër në rast të largimit të Ozilit, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Arsenali ka shikuar në mundësinë për transferimin e Goretzkas në afatin kalimtar të janarit.

Por, mediat në Gjermani shkruajnë se klubet angleze duhet ta harrojnë yllin e Schalkes, pasi që ai dëshiron vetëm transferimin në ”Camp Nou”.

DPVEyjwWkAAPtdN

Goretzka konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të rinj në Evropë, teksa kërkohet nga klube të mëdha evropiane.

22-vjeçarit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni, ndërsa Schalke frikësohet për largimin e tij.

Arsenali ka shpresuar në transferimin e tij, duke tentuar ta transferojë në janar për një çmim më të lirë.

Por, SportBild shkruan se Goretzka tashmë ia ka bërë vetes me dije se do të transferohet vetëm te Barcelona. /Gazeta Olle/

Goretzka