“Golin më të rëndësishëm e kam shënuar për Dritën, por tani e kanë radhën ata”

Alban Shillova thotë se golin më të rëndësishëm e ka shënuar me fanellën e Dritës, por kësaj radhe kjo skuadër e ka radhën ta ‘shijoj’ golin e tij.

Shillova kishte lënë në verë Dritën për të kaluar pastaj te Vllaznia e Pozharanit.

Ai pret rezultat pozitiv në këtë ndeshje, ndërsa tregon që ish-lojtarët e Dritës janë të motivuar për këtë përballje.

“Në ndeshjen kundër Dritës presim edhe shpresojmë në rezultat pozitiv edhe do të futemi për rezultat në këtë ndeshje”.

“Ndeshjen e presim pozitivisht me vullnet të plotë. E vërtetë që shumë lojtarë të Dritës jemi transferuar këtu, por besoj që kjo është një arsye ma shumë që ta tregoj forcën e tij secili”.

shillova 1

“Kjo është ndeshje e veçantë  për mua sepse golin më të rëndësishëm në karrierë e kam shënuar për Dritën në ndeshjen që siguroi barazhin”.

“Po në këtë ndeshje do të ketë prapë gol, por kësaj radhe në portën e Dritës”.

Shillova thotë se mund të qëndrojnë në Superligë pasi kanë ekip të mirë dhe të ri.

shillova

“Besoj në skuadër pasi jemi skuadër e re me moshën mesatare më të re dhe secili futbollist këtu ka të ardhme”, ka thënë Alban Shillova për GazetaOlle.com.

Shillova ka shënuar kundër Prishtinës javën që lamë pas. /Gazeta Olle /

shillovaa