“Golin ia dedikoj motrës së ndjerë”, Bardhoku i Vëllaznimit shpërthen në lotë para kamerave

Vëllaznimi ka mundur Dritën në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Ashtu si vitin e kaluar, gjakovarët eliminuan gjilanasit nga Kupa e Kosovës, duke triumfuar 1:0, përcjellë Gazeta Olle.

Hero i ndeshjes ishte Tunë Bardhoku, i cili shpërtheu në lotë pas sfidës.

”Golin ia dedikoj motrës sime, e cila më nuk është në mesin tonë dhe gjithë publikut gjakovar”, deklaroi ai.

Si zakonisht, stadiumi në Gjakovë ishte i stërmbushur, ku kishin udhëtuar edhe tifozët mysafirë. /Gazeta Olle/