Goli i Florent Hasani vlerësohet ndër më të mirët në Hungari

Florent Hasani shënoi një super gol mbrëmë për Diosgyorin hungarez.

Goli i mesfushorit të Kosovës po vlerësohet ndër më të mirët në kampionatin hungarez, sipas mediave hungareze.

Hasani shënoi në minutën 5 me një gjuajtje të fortë prej rreth 22-23 metrash, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e tij mundi 2:1 Mol Vidin. Me fitore Dioagyor shtoi gjasat për të mbijetuar në elitën e futbollit hungarez.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2495974780412717&id=100000006581177