Goli i Bersant Celinës shpallet më i miri i muajit tetor (VIDEO)

Bersant Celina ka fituar balotazhin për golin më të mirë të muajit tetor tek Sëansea City.

Mesfushori i Kosovës ka marrë 53 për qind të votave për golin e shënuar ndaj Ipsëich Toën.

Celina realizoi pas kombinimeve tika-taka të bashkëlojtarëve të tij, të nisura nga portieri i skuadrës. Bersanti realizoi me një gjuajtje prej rreth 20 metrash, derisa paraprakisht kishte dribluar një kundërshtar, raporton Gazeta Olle.

Celina mungoi për arsye të paditura në ndeshjet e tetorit të Kosovës, por mbetet të shihet nëse do të ftohet nga Bernard Challandes në ndeshjet e nëntorit.