Goli dhe asistimi i Rashicës nuk mjaftojnë, Bayerni kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bayern Munchen ka mundur Werder Bremenin 3:2, në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Skuadra bavareze fitoi ngushtë ndaj ekipit të Milot Rashicës, që edhe kësaj radhe ishte më i dalluari te skuadra e tij, përcjellë Gazeta Olle.

Lojtari i Kosovës asistoi te goli i parë dhe shënoi golin e dytë për barazimin e përkohshëm 2:2.

Megjithatë, një penallti e dyshimtë bëri që Bayerni të shënojë edhe golin e tretë dhe të fitores.

Me këtë triumf, Bayerni kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Werderit i mbetet të luftojë në kampionat për Evropën. /Gazeta Olle/