Golden State Warriors kampion në NBA

NBA njeh kampionët e saj dhe padyshim që Golden State Warriors fitojnë me meritë titullin e madh. Dueli i fundit u mbyll me fitoren e Golden State 105-97 ndaj Cleveland duke i dhënë kështu fund përballjeve finale me rezultatin përfundimtar 4:2.

Lojtari më i mirë i finalave nuk u shpall as mbreti LeBron e as Curry por Andre Iguodala i Warriors që kishte si detyrë në këto duele të mbulonte LeBron James çka ja arriti më së miri. Për Golden State ky është titulli i parë që pas vitit të largët 1975.

loading...