Gol nga korneri, ndodh në Ligën e Dytë të Kosovës (VIDEO)

Një super gol vjen këtë fundjavë nga Liga e Dytë e Kosovës në futboll, grupi A. Është Geart Kastrati që ka realizuar nga korneri, gol që rrallë shihet edhe në ligat evropiane.

Kastrati shënoi për Lirinë e Vranovcit, që luante ndaj Vicianumit, në javën 19 të Ligës së Dytë.