Gol me klas, mesfushori kosovar vendos super-sfidën e Shqipërisë

Partizani ka mundur edhe Kukësin në javën e tetë të Kategorisë Superiore me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ka mjaftuar goli i shënuar nga Esat Mala që në minutën e 20, për t’i dhënë “Demave të kuq” tripikëshin e radhës në një takim të vështirë.

Ish-futbollisti i Lirisë shënoi me klas nga afërsia, duke e dërguar topin në rrjetën e portës së Frashërit.

Të dyja skuadrat, kanë pasur mundësi të mira për të shënuar gola të tjerë, por që shpesh herë kanë qenë vendimtarë portierët me pritjet e tyre.

Me këtë fitore, Partizani forcon kreun e tabelës.