‘Goditje’ e madhe për Dritën dhe Gjilanin

Reagon Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës, përcjellë Gazetaolle.com.

Komisioni është treguar i ashpër me futbollistët Betim Haxhimusa të Gjilanit dhe Bergin Maliqin e Dritës.

Vendimet

Futbollistët Betim Haxhimusa (Gjilani) dhe Bergin Maliqi (Drita) janë dënuar me nga 3 ndeshje moslojë për shkak të kacafytjeve në përfundimin e ndeshjes dhe ndëshkimin me karton të kuq.

Ndërkohë Komisioni Disiplinor ka shqiptuar gjobë prej 1,000 euro ndaj Gjilanit për shkak të fyerjeve në kor dhe mjeteve piroteknike të hedhura nga tifozëria vendase “Skifterat”, si dhe lëshuarja e dronit në fushën e lojës pa leje.

Për shkak të fyerjeve në kor dhe mjeteve piroteknike të hedhura nga tifozëria “Intelektualët” është ndëshkuar edhe skuadra e Dritës, por 800 euro.

Pa shpëtuar nuk kanë mbetur as zyrtarët e dy klubeve. Agron Korqa personi përgjegjës për siguri tek Gjilani është dënuar me 300 euro për shkak të fjalosjes dhe kacafytjes me zyrtarin e klubit  të futbollit Drita. nga Gjilani Fisnik Kerçeli.

Edhe Kërçeli është dënuar me të holla në vlerë prej 250 eurove.