Godet futbollisti shqiptar: Po largohem nga Drita pasi më gënjyen, klubi tregoi se është amator…

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia Veriore, Sunay Hasan është larguar vetëm disa javë pas transferimit te Drita e Bogovinës.

Në një njoftim të bërë nga vetë futbollisti, ky i fundit akuzon klubin e Dritës, përcjell Gazeta Olle.

Sipas Hasan, klubi i ka ndryshuar kushtet e marrëveshjes vetëm disa ditë para mbylljes së afatit kalimtar.

Më poshtë shkrimi i plotë i futbollistit:

Përshëndetje miq!
Dua të ju informoj që prej sot nuk jam pjesë e KF Drita Bogovinës edhe pse erdha në ketë klub me kënaqësi por kjo kënaqesi u shua nga disa persona te klubi i Dritës.
Për fat të keq këta persona që egzistojn në futbollin e Maqedonisë janë personat e gabuar dhe në dëm të rinijës në Maqedoni.
Te KF Drita une personalisht jam i zhgënjyer për gënjeshtrat që mi kanë bërë dhe për premtimet e rrejshme qe i kan thënë para se të vija në këtë klub.
Por më e keqja dhe e pa tolerushme është fakti se këta persona keqbërës disa dit para se të mbyllet afati kalimtar ndryshojnë marëveshjen dhe kërkojn ndryshimin e kushteve financiare qe jemi marrë vesh para se të vija në klub.
Kjo nuk është njëra ndër rastet e vetme në futbollin e Maqedonisë por as e fundit pasi kto lloj manipulime vazhdojnë të ndodhin ne vendin tonë dhe për fat të keq viktimë e këtyre rasteve dhe personave që janë përgjegjës për këto ndodhi jemi ne futbollistët.
Më këtë veprim klubi i KF Dritës dëshmoj se është një klub amator dhe po udhëhiqet nga persona te gabuar dhe që aspak nuk ja kan idenë për futbollin.!
Nga ana ime këta persona që u munduan të më dëmtojnë nuk do ta kanë kurrë HALLALL !
Dënimi më i mirë vjen nga Zoti !

Me respekt Sunay Hasan!