Godet Erdin Hashani: Kryesitë nuk do t’i duronin trajnerët kosovarë sikur ata të Shqipërisë

Drita u eliminua nga Kupa nga Vëllaznimi, ashtu si Prishtina nga Vëllaznimi.

Të dy këto dy skuadra udhëhiqen nga trajnerët nga Shqipëria. Drita nga Shpëtim Duro dhe Prishtina nga Mirel Josa.

Erdin Hashani gjatë emisionit “Sporti Total” është shprehur se kryesitë e klubeve nuk do t’i duronin sikur të ishin vendorë, transmeton Gazeta Olle.

Hashani i referohet edhe kontratave që kanë trajnerët nga Shqipëria dhe shkarkimi i tyre u kushton shumë klubeve.

Por, Bylbyl Sokoli, ka qenë kundër kësaj teze, duke thënë se kanë mësuar shumë nga trajnerët e Shqipërisë dhe nuk bën të ketë ndasi mes shqiptarëve.