Godet edhe Trepça, përforcim cilësor nga jashtë

Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Baker II Kevin Shaun nga SHBA, i cili së fundi është paraqitur në Troy University.

Lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të paraqitet për KB Trepça pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK, transmeton Gazeta Olle.

Trepça synon të hyjë në “Play-off”, derisa ndodhet në vendin e katërt me shtatë fitore dhe shtatë humbje.