“Goal.com”: Kosova do ta sundojë botën me këtë formacion!

Goal.com në versionin italisht ka paraparë se si mund të duket formacioni i Përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen. Kosova sot u pranua në UEFA në Kongresin e Budapestit, dhe pas 10 dite pritet të pranohet edhe në FIFA.

Kjo do të bëjë që Kosova të futet në kualifikime për Botërorin e vitit 2018, që mbahet në Rusi, dhe Goal.com ka paraparë se si mund të duket formacioni i Kosovës në këto kualifikime: Samir Ujkani, Taulant Xhaka, Lorik Cana, Necip UYSAL (futbollist me prejardhje nga Kosova), Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Përparim Hetemaj, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj, Agon Mehmeti, transmeton Indeksonline.

goal-kosova