Gladbach: Kjo është e ardhmja e Xhakës

Maxc Eberl ka insistuar se klubi nuk ka pranuar ndonjë ofertë as nga Arsenali apo ndonjë skuadër tjetër që flitet se po e kërkojnë Xhakën.

Përveç kësaj, Eberl ka përsëritur edhe njëherë se Gladbachu nuk e kanë ndërmend që ta shesin mesfushorin shqiptar që e konsiderojnë shumë të rëndësishëm për skuadrën e tyre.

“Nuk ka oferta, nuk ekziston një shifër që e kam parë të shkruar me të zeza në letër të bardhë dhe nuk ka asnjë kontakt me Arsenalin”, u shpreh ai për “Sport1.de”, transmeton Goal.com.

“Dua të sqaroj një gjë: Granit Xhaka dëshiron të mbetet në Monchengladbach dhe ne nuk duam ta shesim”, shtoi Eberl.

“Ai është një super futbollist për ne dhe do ta zhvillojë pjesën e dytë të sezonit këtu”, theksoi ai.