Gjysmë-maratona e kishte një garues special (FOTO)

Garues në Gjysmë-maratonën “Prishtina 2017” ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pasi e mbylli garën, Haradinaj e vlerësoi këtë gjysmë-maratonë si shumë të rëndësishme, duke theksuar që ajo që e mundoi më shumë ishte vapa.

“Sinqerisht më mundoi pak vapa. Megjithatë, bëra një garë të mirë. Nuk është e rëndësishme shumë koha për sa e përfundova garën, por pjesëmarrja dhe mesazhi që e dërgojmë duke marrë pjesë këtu”, deklaroi Haradinaj për RTK.

“Gjysmë-maratona është një garë shumë e rëndësishme. Ne e kemi në maj, Tirana e ka në tetor, kështu që kemi aktivitete mjaftueshëm për të qëndruar aktivë”, shtoi ai.