Gjyqtari zbulon pse e ndëshkoi Messin me kartonin e kuq

Gjyqtari paraguaian Mario Diaz de Vvivar ka deklaruar se Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq për shkak se e goditi fort me krah kundërshtarin e tij, Gary Medel.

Argjentina triumfoi 2:1 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Amerikës ndaj Kilit, derisa Messi dhe Medel u përjashtuan nga loja pas një dueli mes tyre në fund të pjesës së parë.

“E mora këtë vendim në mungesë të opsioneve të tjera, sepse ai (Messi) e goditi fuqishëm me krah kundërshtarin në një moment kur topi ishte jashtë lojës”, është shprehur gjyqtari paraguaian.

Messi ka hedhur kritika të shumta pas përfundmit të ndeshjes, madje edhe duke refuzuar pranimin e medaljes për vendin e tretë, derisa deklaroi sa e akuzoi organizatorin për korrupsion, duke thënë se gjithçka është përgatitur që fitues të dalë Brazili, raporton Zëri.