Gjyqtari ‘mbush’ kovën me lloç, futbollisti e lanë fytyrën aty (VIDEO)

Gjyqtari lanë këmbët në kovë, futbollisti shkon aty dhe me të njëjtin ujë e lanë fytyrën. Ngjarja qesharake ndodhi në stadiumin e Rahovecit, në ndeshjen që kjo skuadër e zhvilloi kundër Ballkanit.

Pas golit të tretë që e shënoi mesfushori i dalluar i kësaj skuadre, Shpëtim Duraku, gjyqtari anësor vrapon te kova për t’i shpërlarë këmbët e mbushura me lloç. Por këtë duket se nuk e heton edhe njëri prej lojtarëve vendës, që shkon dhe e shpërlanë fytyrën me ujin e “pastër” të kovës.

Videon e këtij momenti e kanë dërguar në redaksinë e Gazetës Olle disa lexues të sajtit. /Gazeta Olle