Gjyqtari ia fsheh topin Agueros, video që po çmend internetin

Manchester City shkatërroi Chelsean 6:0, në një takim ku ndodhi gjithçka, shkruan Gazeta Olle.

Në përfundim të ndeshjes, argjentinasi Sergio Aguero, protagonist kryesor me tre gola, shkoi tek gjyqtari për të marrë topin e ndeshjes, që sipas traditës, duhet ta dërgojë në shtëpi, por nuk e pati të lehtë të marrë atë që i takonte.

Kësaj here gjërat nuk kanë shkuar sipas traditës, por sipas një skenari të vënë në skenë nga vetë gjyqtari kryesor i takimit Mike Dean.

Ky i fundit, kur ka parë Agueron të afrohet, ka fshehur topin pas shpinës së tij, duke e futur poshtë bluzës, përpara se t’ia dorëzonte atë sulmuesit. Gjithçka është filmuar nga kamerat, me videon që është shndërruar menjëherë në virale në rrjet.