Gjyqtari i njohur kosovar fejohet me këtë basketbolliste

Gjyqtari më i mirë i basketbollit në Kosovë, Xhelal Mumini, ka vepruar më ndryshe se të tjerët! Shumica fejohen e martohen verës, por Xhelali vendosi dimrit sidomos në fluskat e para të parës.

Ai tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” pse vendosi këtë të bëjë në fund të dhjetorit, në kohë acari dhe me pak fluska borë. Ai është fejuar me basketbollisten e Penzës nga Peja, Filloreta Krasniqi.

“Jam fejuar me Filloreta Krasniqin nga Peja, basketbolliste e KB Penza. Pse. pse bash dimrit? Kam menduar që ky fundvit të me sjell fat duke filluar nga fejesa, Viti i Ri dhe fillimi i një karriere të mbarë në profesionin tim e të kurorëzohem me thirrjen FIBA Referee”, tha Mumini.

Loading...