Gjyqtari Gramoz Shala nuk akordoi penallti, pritet të shpërblehet me dhuratë nga trajneri Bekim Isufi

Gjyqtarin Gramoz Shala e fitoi një dhuratë pasi nuk akordoi penallti në ndeshjen Flamurtari – Vllaznia e Pozheranit, transmeton Gazetaolle.com.

Ndihmës të Shalës në këtë ndeshje ishin Imran Kabashi, Fatmir Abrashi dhe Isak Cerovbiku.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi, ka vendosur që ta bëjë një lojë shpërblyeses, transmeton GazetaOlle.com.

Gramos Shala

Trajneri i Vllaznisë së Pozheranit ka vendosur që ta ofrojë një biletë VIP për ndeshjen e radhës të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Ukrainë që luhet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodrës.

Ai për GazetaOlle.com e ka hapur një lojë shpërblyese për gjyqtarët e Superligës. “Ai arbitër që nuk referon penallti ndaj nesh, e ka një biletë VIP për ndeshjen e radhës të Kosovës. Dihet se në këtë kampionat jemi dëmtuar me dy penallti, një ndaj Llapit dhe një ndaj Dritës”, ka thënë ish-trajneri i Dritës dhe Hajvalisë për ‘Olle’.

Vllaznia e humbi këtë ndeshje me shifrat 2:1. /Gazeta Olle/

Isufi