Gjyqtarët tregojnë veten edhe si lojtarë, fitojnë turneun “Ilir Lushtaku” (FOTO)

Gjyqtarët e Kosovës janë fitues të turneut të veteranëve “Ilir Lushtaku” të mbajtur në Skenderaj, në nderim të ish-dëshmorit Ilir lushtaku.

Në finale ata triumfuan ndaj gazetarëve sportive të TVSH-së.

Pjesëmarrës në turne ishin ekipet: Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Gazetarët e Kosovës, Gazetarët e TVSH-së, Estrada, Shkupi, Kumanova, Presheva dhe Drenica.

Ekipet pjesëmarrëse para turnout bënë homazhe tek varrezat e Jasharëve dhe dëshmorit Ilir Lushtaku. (Gazeta Olle)

referatt