Gjyqtarët kryejnë testet në Ulqin, ky gjyqtar i njohur i jep fund karrierës

Dje në përmbyllje të kampit të gjyqtarëve në Ulqin, për vizitë kanë qenë nënkryetari i KE të FFK-së, Agim Ademi dhe anëtarët e KE-së, Bakir Burri, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi.

Me këtë rast, ata, kanë përgëzuar gjyqtarët për paraqitjen e mirë në seminar dhe testet fizike dhe njëherësh kanë kërkuar përgjegjësi dhe ndershmëri gjatë garave të stinorit pranveror.

Në ditën e parë të këtij kampi është mbajtur seminari ku ka ligjëruar instruktori i FIFA-s, Sokol Jareci, derisa në ditën e dytë janë mbajtur stërvitje.

Ndërkohë, dje 58 gjyqtarët pjesëmarrës i janë nënshtruar testeve fizike, ku për dallim nga vitet e kaluara sivjet përgatitja fizike e gjyqtarëve ka qenë shumë më e mirë, për çka edhe drejtuesit e Komisionit të Gjyqtarëve janë shprehur të kënaqur.

Do theksuar se gjatë këtij kampi gjyqtari Hajriz Hajdari u përshëndet zyrtarisht nga referimi, derisa anëtarët e KE të FFK-së e falënderuan atë për kontributin e dhënë në ndarjen e drejtësisë gjatë karrierës së tij. Ekspedita e gjyqtarëve të ka arritur në mëngjes në Kosovë.

583X36618037Hajriz_Hajdari