Gjyqtarët kosovarë të nominuar për FIFA

Kosova shumë shpejt pritet të bëhet me gjyqtarë të FIFA-së.

Kjo pasi Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë udhëzimet nga shtëpia e futbollit botëror për t’i dërguar nominimet për gjyqtarët që mund ta marrin stemën e FIFA-s.

Gazeta Sheshi merr vesh se fjala është për dy kryesorët nga Prishtina, Genc Nuza (dy herë i shpallur më i miri në vend) dhe Besfort Kosumi (një herë i shpallur më i miri në vend).

Ndërkohë, për asistentë janë nominuar: Fatlum Berisha (Fushë Kosovë), Fatmir Sekiraqa (Podujevë), Bujar Selimaj (Prizren), Edmond Zeqiri (Podujevë), Imran Kabashi (Mitrovicë) dhe Lumturie Muhadri (Prishtinë).

Tani i mbetet FIFA-s t’i shqyrtojë nominimet dhe ta njoftojë FFK-n për emrat që edhe zyrtarisht do ta bartin stemën e FIFA-s.