Gjyqtarët kosovarë ndodhen në Ulqin, kështu u befasuan sot

Një delegacion i FFK-së i përbërë nga nënkryetari Agim Ademi dhe anëtarët e KE Bakir Burri dhe Mirsad Çollaku sot në Ulqin vizituan gjyqtarët, të cilët janë në seminarin e organizuar para fillimit të stinorit pranveror dhe njëherësh monitoruan gjyqtarët gjatë mbajtjes së normave fizike të tyre, njofton FFK, përcjellë GazetaOlle.com.
Me këtë rast nënkryetari njëherësh edhe përgjegjës për gjyqtarë duke i përshëndetur gjyqtarët dhe komisionet e gjyqtarëve, ka përgëzuar kryetarin e Komisionit për gjyqtarë Përparim Hasanin dhe bashkëpunëtorët e tij për një punë jashtëzakonisht të mirë në ngritjen mrekullueshëm e profesional edhe të këtij seminari.

KE i FFK-së njërin nga prioritet e ka edhe profesionalizimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, por të njëjtën kohë kërkojmë nga gjyqtarët, angazhim, përkushtim, seriozitet dhe profesionalizëm në punën e tyre në drejtim të mbarëvajtjes së garave.

Në vazhdim nënkryetari Ademi u tha gjyqtarëve se nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për askënd që nuk përmbush kriteret teorike dhe fizike apo gabimet e tyre gjatë garave.

Po ashtu tuje nënkryetari Ademi i kërkojë kryetari Hasani dhe Komisionit që ai drejton që të punojnë e angazhohen fortë që të i përmbushin kriteret për pranimin Konventën, përkatësisht pranimin në organet relevante të FIFA-s dhe UEFA-s.

Delegacioni i FFK-së u na i kënaqur me punën që po bëhet në këtë seminar, ndërkaq kryetari i Komisionit të gjyqtarëve Përparim Hasani dhe gjyqtarët u zotuan që do të angazhohen maksimalisht në mbarëvajtjen e garave dhe që me punën e tyre të bëhen sa më parë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë. /Gazeta Olle/

received_10156355066718641 received_10156355065638641 received_10156355064108641 received_10156355063523641 received_10156355063158641