Gjyqtarët kosovarë duhet ta lexojnë këtë lajm

Në stadiumin olimpik “Adem Jashari ” në Mitrovicë, me datë  12.03.2016  (ditë e shtunë ) nga ora 10:00, do të mbahen normat fizike për të gjithë gjyqtarët riprovues nga të gjitha nivelet e garimit dhe të tjerë,  të cilët me arsye munguan në terminin e datave përcaktuese  para fillimit të stinorit pranveror.

Gjyqtarët të cilët iu nënshtrohen riprovimeve, duhet jenë të pajisur me rekuizita sportive dhe të kenë  të kryer kontrollimin mjekësor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive në Prishtinë. /Olle