Gjyqtarët kosovar drejtojnë sfidën kualifikuese për kampionatin evropian

Katër gjyqtar kosovar priten të drejtojnë një sfidë kualifikuese për Kampionatin evropian.

Besfort Kasumi pritet të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes për EURO2021, Greqi U21 – Lituani U21, shkruan Gazeta Olle.

Përkrah Kasumit, asistent të tij do të jenë dyshja Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa.

Kurse Erdall Zasella pritet të jetë gjyqtar i katërt i këtij takimi.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë që Besfort Kasumit dhe kolegëve të tij iu ka besuar ndarja e drejtësisë në ndeshje ndërkombëtare në dy muajt e fundit, gjë e cila dëshmon se gjyqtarët kosovarë tashmë kanë ngritur nivelin e tyre. Gjatë korrikut Besfort Kasumi ka gjykuar në ndeshjet kualifikuese për Europa League.