Gjyqtarët e xhiros së 9 të Vala Superligës, ja kush i drejton sfidat kryesore

Është bërë delegimi i gjyqtarëve për xhiron e nëntë të Vala Superligës.

Klasikja Prishtina-Vëllaznimi do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu.

Ndeshjen interesante, Drita – Llapi do ta drejtojë treshja e FIFA-së në krye me Genc Nuzën.

Ndërkohë, sfidën tjetër interesante, Liria – Gjilani e gjykon Leutrim Mustafa.

Takimi Flamurtari-Feronikeli do të gjykohet nga Fatmir Tahiri.

Gjyqtari i ri, Visar Kastrati do të jetë kryesor në ndeshjen Trepça ’89-Besa, ndërsa Gramos Shala në Drenica-Vllaznia.

Më poshtë i keni oraret e ndeshjeve dhe zyrtarët.

Fotografia e Visar Kastrati