Gjyqtarët e xhiros së 13 të Superligës, ja kush i drejton ndeshjet interesante

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët e xhiros së 13 të Vala Superligës.

Kryendeshjen ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit do ta drejtojë Besfort Kosumi me asistentët Driton Preniqi dhe Elvis Bicaj.

Ndërkohë, sfidën tjetër interesante, Trepça ’89 – Liria e gjykon Leutrim Mustafa me ndihmësit, Meriton Berisha dhe Benon Këpuska, teksa gjyqtar i katërt është Kreshnik Vula.

Selim Isufi referon ballafaqimin e rivalëve lokalë, Prishtina – Flamurtari.

Visar Kastrati udhëton në Gjilan për të drejtuar ndeshjen Drita – Besa.

Vëllaznimi – Drenica i është besuar Tefik Malokut.

Ndërkohë, Gramoz Shala gjykon duelin Llapi – Vllaznia.Fotografia e Visar Kastrati