Gjyqtarët e mesjavës: Gashi në Gjilan, Vula në Skenderaj

Bajram Gashi do ta ndajë drejtësinë në një nga ndeshjet më interesante të xhiros së 24-të, që zhvillohet mes Dritës dhe Prishtinës në Gjilan.

Ndërkohë, Ferizaj-Feronikeli do të drejtohet nga Burim Jahmurataj, derisa gjakovari Kreshnik Vula do ta ndajë drejtësinë në takimin Drenica-Trepça ’89, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Më poshtë e keni orarin e ndeshjeve dhe katërshet e gjyqtarëve për secilën sfidë.

E mërkurë:
Hajvalia – Besa
T. Maloku, A. Ejupi, F. Jakupi, F. Tahiri

Trepça – Llapi
G. Shala, V. Kelmendi, M. Berisha, M. Bejtullahu

Drita – Prishtina
B. Gashi, F. Sekiraqa, A. Latifi, L. Mustafa

Ferizaj – Feronikeli
B. Jahmurataj, L. Muhadri, S. Haziri, M. Baliu

E enjte
Drenica – Trepça ’89
K. Vula, B. Morina, B. Këpuska, I. Shuleta

Gjilani – Liria
A. Tahiri, J. Musolli, F. Abrashi, I. Ceroviku