Gjonbalaj: Vazhdojnë seminaret për licenca të UEFA-s (FOTO)

Malsor Gjonbalaj, drejtor i Qendrës për Edukimin e Trajnerëve në FFK dhe profesor i futbollit në Universitetin e Prishtinës nuk e ka ndërmend të ndalet me organizimin e seminareve edukuese për trajnerët tanë, e çka është me e rëndësishmja edhe pajisjen e tyre me licenca nga UEFA.

Për herë të tretë radhazi qendra që udhëheq ai po organizon seminare. Pas seminarit te pare për  Elite Youth Licence, dhe  atij të dytë për Licencë UEFA B, tashme është në vijim e sipër seminari për Licencë B të UEFA-s të cilin janë duke e ndjekur 26 kandidatë të përzgjedhur bazuar ne konkursin paraparë të FFK-së.

“Seminari është duke u organizuar ne vazhdën e bashkëpunimit të FFK-së me Federatën e Futbollit të Gjermanisë lidhur me edukimin e trajnerëve të futbollit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gjonbalaj.

Programin për licencë B të UEFA-s janë duke e vijuar shumë emra të njohur  të futbollit shqiptar dhe ish futbollist të Kombëtares Shqiptare dhe asaj Kosovare si: Debatik Curri, Rijat Shala, Ismet Ramushi, Bejtush Bejta, etj.

gjonbalaj 1