Gjithmonë e kam dashur Liverpoolin

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah thotë se është rritur si tifoz i gjigandit anglez dhe gjithmonë ka pasur ambicie që të transferohet aty, transmeton zeri.info.

25-vjeçari nënshkroi me Liverpoolin në verën e vitit të kaluar nga Roma për 34 milionë funte. Reprezentuesi egjiptian u bë futbollisti më i shpejtë në histori të Liverpooli që arrin të shënojë 29 gola në Premierligë. Ish-sulmuesi i Chelseat thotë se nuk e mendoi dy herë mundësinë për t’iu bashkuar “të kuqve”.

“E kam dashur këtë klub që prej se fëmijërisë dhe e dija që kjo është një skuadër për të cilën doja të luaja”, deklaroi Salah.

“Isha rehat te Roma, pata dy edicione të jashtëzakonshme atje dhe isha shumë i lumtur, por unë gjithmonë kam qenë një djalë që i shfrytëzon shanset, për ta vendosur veten nën presion”, shtoi egjiptiani.