Gjithë natën me Rihannan, të mërkurën në fushë për ndeshjen Barcelona-PSG (FOTO)

“L’Equipe” sot ka lëshuar një lajm tronditës duke shkruar se dy yjet e PSG-së, Marco Verratti dhe Blaise Matuidi, dy ditë para ndeshjes me Barcelonën janë argëtuar në diskotekë me këngëtaren e njohur Rihanna.

Ky lajm ka bërë që të reagoi edhe skuadra e PSG-së, që e quan jo profesional raportimin e gazetës franceze.

“Është fyerje ndaj profesionalizimit të Matuidi dhe Verratit dhe ashtu ndaj neve si klub shkrimi i “L’Equipe” se këta dy futbollistët dy ditë para ndeshjes me Barcelonën janë parë në klube të natës. Turp për ata që përhapin thashetheme, dhe për gazetën në fjalë që publikon informacione të pa kontrolluara mira”, shkruhet në reagimin e PSG-së.

screenshot_2016-03-12-14-28-58