Gjithçka gati për nesër

Federata e Atletikës e Kosovës, ka mbajtur konferencën e fundit për media, para organizimit të gjysmëmaratonës së Prishtinës.

Në këtë takim me mediat, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Ballkanike të Atletikës, Dobromir Karamarinov.

Në fjalën e tij hapëse, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka theksuar se federata që ai e kryeson, Prishtina dhe Kosova janë të gatshme tap resin aktivitetin më të madh ndërkombëtar në Kosovë. Sylejmani tha se fakti që sivjet kjo do të jetë kampionat ballkanik I gjysmëmaratonës, e ka bërë më të vecantë, por njëherit ka shtuar edhe përgjegjësinë, si në organizim ashtu edhe në aspektet tjera.

Nënkryetari I Federatës Evropiane të Atletikës, dhe kryetar I asaj ballkanike, bullgari Karamarinov, është shprehur I lumtur që prapë është në Kosovë. “Më vie mirë që shoh entuziazëm dhe që atletika po zhvillohet me hapa të mëdhenjë në Kosovë. Ne ia kemi besuar Kosovës organizimin e kampionatit ballkanik për gjysmëmaratonë dhe shpresoj se në të ardhmen pas përmirësimit të infrastrukturës, të organizojmë në Kosovë dhe kampionate në atletikë në shtigjet e atletikës, sepse kështu zhvillohet akoma më shumë atletika” E pranishme në konferencë ishte edhe fituesja e vitit të kaluar Gladys Biwotto, e cila u shpreh e lumtur që është për herë të dytë në Kosovë.

“Vitin e kaluar kam qenë e kënaqur që isha në gjysmëmaratonë, ku edhe mora vendin e parë. Sivjet, I falënderoj organizatorët, që na mundësuan të jemi pjesë e këtij aktiviteti. Edhe sikur në të ardhmen kjo garë të shëndërrohet në maratonë, do ta mirëprisja dhe do të vija me shumë qejf” – ka përfunduar keniasja Biwotto. Në këtë konferencë koordinatori I garës Fatlum Grajcevci tha se cilësia e garuesve që do të marrin pjesë, pritet të sjellë garë interesante dhe konkurencë të madhe, e cila si rrjedhojë mund të sjellë edhe rekorde të reja për gjysmëmaratonën e Prishtinës.

Ndërkohë, drejtuesi I komisionit për informim Adrian Mazreku, theksoi se mediat dhe të interesuarit tjerë, do të kenë casje të shpejtë në cdo informatë, detaj apo vendndodhjen e garuesve në cdo kilometër të kaluar, duke iu falënderuar paisjeve të sofistikuara që do të përdoren. Regjistrimi për Gjysmëmaratonën e Prishtinës, mbyllet sonte (e shtunë) në orën 20:00, ndërsa kjo garë zhvillohet të dielën në orën 10:00.