Gjithçka çfarë duhet të dini për ndeshjen Prishtina – Gjilani

Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit do ta mbyll javën e 17-të në Superligë.

Ndeshja mes skuadrave këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat të barabartë pa gola.

Prishtina në këtë ndeshje vjen në pozitën e tretë, ndërsa Gjilani nga pozita e shtatë.

Ndeshja fillon nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Ndërsa ndeshjen e gjykon treshja nga Podujeva, Tefik Maloku kryesor dhe asistentët, Jakup Musolli dhe Bekim Rama. Gjyqtar i katërt është Selim Isufi nga Mitrovica.

10.Gjl-Pri-0-0-23shtator2017

Në ndeshjet mes veti, Prishtina ka dukshëm rezultate më të mira.

Prishtina dhe Gjilani pas luftës kanë 37 ndeshje zyrtare dhe Gjilani i ka vetëm 3 fitore, prej tyre vetëm 1 kampionale të arritur në edicionin e kaluar (1:0, Haxhimusa), ndërsa Prishtina ka 22 fitore dhe 12 barazime me golldallim +37, 62:25.

Të dy skuadrat vijnë me mungesa të theksuara në këtë takim. Te Prishtina mungojnë Khalid Basid, Mentor Mazrekaj dhe Lorik Boshnjaku, ndërsa të Gjilani mungojnë, Fatih Karahoda, Diar Mustafa dhe Zgjim Mustafa. /Gazeta olle/

1.Gjl-Pri-0-0-23shtator2017