Gjinali, trajner i ri i Lirisë?

Liria ditë më parë shkarkoi trajnerin e njohur Skënder Shengylin i cili ishte ndër më meritorët që kjo skuadër do të garojë në Superligë këtë vit.

Burime të Gazetaolle.com brenda klubit të Lirisë bëjnë të ditur se ‘timonin’ e skuadrës pritet ta marrë trajner tjetër prizrenas Behajdin Gjinali.

Prezantimi i trajnerit të ri i cili i plotëson kushtet për Superligë pasi që ka licencë pritet të bëhet brenda këtyre ditëve nga klubi prizrenas.