Gjimnazi ‘Frang Bardhi’ i del në ndihmë portierit Arben Beqiri

Ndihma për portierin e Trepçës 89, Arben Beqiri, i diagnostikuar me një sëmundje ka vazhduar.

Tashmë, Gjimnazi ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë ka marr një iniciativë duke ndihmuar portierin në fjalë, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e 89-shit në rrjetet sociale, të cilët shkruajnë:

“Falenderojm Këshillin Rinor të nxënësve të Gjimnazit Frang Bardhi Mitrovicë për iniciativën dhe mbledhjen e një shume të konsiderueshme të parave për të ndihmuar Portierin tonë Arben Beqiri i cili është duke u kuruar pas një diagnostifikimi të një sëmundje.
Në emër të BENIT dhe në emër të KF TREPÇA’89 FC edhe njëherë Ju Faleminderit Juve Këshillit dhe të gjithë atyre po i bashkangjiten këtij projekti”.