Gjilanit i largohet njëri prej lojtarëve më të mirë

Pas nënshkrimeve me shumicën e lojtarëve kryesorë, vjen largimi i radhës nga Gjilani.

Gazeta Olle mëson se Ilir Blakqori dhe Gjilani kanë ndarë rrugët.

gjilani

gjilaniilir blakqori

Mbrojtësi i majtë, që ishte ndër më të mirët këtë edicion në Superligë në pozitën e tij, edhe në janar tentoi largimin.

Ai kishte kryer fazat përgatitore me Prishtinën, por Gjilani nuk i lëshoi fletëlëshimin dhe ai u kthye prapa.

Blakqori më herët ka luajtur me Llapin, prej nga edhe vjen.

Gjilani deri më tani ka blinduar lojtarët si: Betim Haxhimusa, Gëzim Rusi, Armend Kastrati, Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Isa Eminhaziri etj.

 

gjilani