Gjilanit i kthehen të gjithë futbollistët për ndeshjen e vitit ndaj Drenicës

Ekipi i Gjilanit dje përfundoi me sukses seancat e fundit stërvitore para duelit që kuq e bardhët e zhvillojnë si vendas kundër Drenicës.

Për Gjilanin në duel kundër Drenicës nuk pritet të ketë mungesa, derisa të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë.

Gjithashtu, vlen të ceket dhe rikthimi i Zgjim Mustafës, i cili është i gatshëm për lojë pas një kohe të gjatë mungese në fushën e blertë.

Sfida ndërmjet Gjilanit dhe Drenicës zhvillohet nesër në Gjilan dhe fillon nga ora 16:00.

Çdo dështim eventual ndaj Drenicës mund të jetë fatal për Gjilanin, pasi që në ndeshjen e fundit luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit.