Gjilanin nuk e pengojnë zgjedhjet, vijon përgatitjet anti-Dukagjini

Sot në Kosovë ndeshjet e Ipko Superligës nuk do të ketë për arsye të zgjedhjeve në vend.

Por, zgjedhjet nuk e kanë penguar skuadrën e Gjilanit që të vazhdon me stërvitje para duelit ndaj Dukagjinit, shkruan Gazeta Olle.

Sot në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra me po të njëjtin emër, ka vijuar stërvitjet anti-Dukagjin.

Fotografia e SC Gjilani

Më poshtë njoftimi i plotë i Gjilanit:

Gjilani vijon përgatitjet anti-Dukagjini

Gjilan, 06 Tetor 2019-Skuadra e Gjilanit edhe ditën e sotme vazhdoi me stërvitjet, ku po përgatiten për duelin e së martes, kundër skuadrës nga Klina, KF Dukagjini, takim i vlefshëm për xhiron e 9-të, në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Stërvitja e mëngjesit të së dieles e cila filloi nga ora 10:00 dhe zgjati deri në ora 12:00, u zhvillua në fushën e stadiumit.Shtabi teknik me në krye me trajnerin Gentian Mezani, ditën e sotme për futbollistët e tyre kishin përgatitur stërvitjen, e cila filloi me nexmje dhe vazhdoj me disa ushtrime fizike dhe krejtësisht në fundin e saj, futbollistët punuan me top dhe lojë të lirë.

Skuadra e Gjilanit edhe ditën e nesërme pritet ti vazhdoj stërvitjet, të cilat janë edhe të fundit para duelit kundër Dukagjinit.

Kujtojmë se ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, zhvillohet ditën e marte(08 tetor), me fillim nga ora 14 e 30 minuta, në Gjilan.

Fotografia e SC Gjilani

Fotografia e SC Gjilani