Gjilani vazhdon kontratën me Malokun

Pas rikthimit në Superligë, Gjilani menjëherë ka filluar përgatitjet për stinorin e ardhshëm.

Sot në zyret e klubit, portieri Faton Maloku ka vazhduar kontratën me klubin e Gjilanit edhe për një vit.

Maloku ishte njëri ndër më meritorët që klubi gjilanas do të jetë pjesë e Superligës, shkruan Gazetaolle.com.

Drejtori sportiv, Agron Korqa deklaroi se gjatë ditëve në vijim do të vazhdohen kontratat edhe me lojtarët tjerë të klubit dhe do të emërohet trajneri të cilit do t’i bashkohen edhe disa përforcime shumë kualitative.

maloku